Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis afër një shkolle, arrestohen dy persona

Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis afër një shkolle, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po procedohet penalisht nga policia e Tiranës, pasi mësohet se ata shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokaine në afërsi të një shkolle.

Komisariati i Policisë Nr. 3, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 40 vjeç dhe  28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy