Vendimi i KPP për ABS Solutions, Karanxha: Është njoftuar prokuroria se mund të ketë çështje

Vendimi i KPP për ABS Solutions, Karanxha: Është njoftuar prokuroria se mund të ketë çështje

Komisioni i Prokurimit Publik ka vënë në dijeni prokurorinë në lidhje me një ankimim të paraqitur nga kompania ABS Solution për një tender të AKSHI-t. Ankimimi i subjektit në fjalë është depozituar menjëherë pasi autoriteti kontraktor shpalli fitues një tjetër kompani, por pa u marrë ende në shqyrtim kjo ankesë, ABS Solution është tërhequr prej saj, për të bërë më pas një njoftim të tretë në KPP, përmes të cilit ka kërkuar të mos merret parasysh tërheqja, me pretendimin se dikush në mënyrë të paautorizuar ka kryer veprime në emër të saj përmes e-Albania. 

 

Në studion e MCN TV, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se ky njoftim nga KPP mund të jetë bërë me arsyetimin se mund të kemi të bëjmë me një çështje.  

 

Këtu duhet të ndalojmë pak, të kompetencat e prokurorisë dhe ato të gjykatës. Prokurori nuk është roje tenderi. Zakonisht shpërdorimi i detyrës në tendera, nuk ka logjikë të rrijë prokurori aty. Shihen procedurat dhe nëse ka shkelje procedohet penalisht. Mendoj që njoftimi i prokurorisë duhet të jetë bërë që mund të ketë çështje, kallëzime dhe mund të ketë njoftuar. Ndoshta ka bërë dhe kallëzim qytetari. Por si rregull, në prokurori bëhet kallëzim, që në filan tender kanë ndodhur këto shkelje. Prokurori nuk është roje. Nëse ka shkelje penale, prokurori vihet në lëvizje. Mund më duket si pa kuptim. 

 

Kush ka ndërhyrë në e-Albania? E-Albania nga varet? Këto kanë lidhje. A e administron ky? Duke qenë se ka lidhje, ka bërë kallëzim. Sepse ndërhyrja në portalin e-Albania përbën vepër penale. Nëse një tjetër aplikon në vendin tënd, përbën vepër penale. Qytetari ka pasur pretendimet e veta, që shiko mua më ka ndodhur kjo dhe ka lidhje me ju. Edhe tenderi, ti do bësh ankim me shkaqe që lidhen me tenderin. Me të drejtë, ai thotë që unë i kam këto llogari, është për shkak të mosfunksionimit të sistemit kompjuterik. Ndërhyrja në sistemin kompjuterik përbën vepër penale. Mund të jetë bërë me qëllim apo pa qëllim... Dyshimet janë që të jetë bërë me qëllim.  Pra, unë i heq këtij të dhënat teknike dhe kur të klikoj më del person me probleme. 

 

Kur investon një organ shtetëror, bëhet një kërkesë, i qëndrohet asaj. Kërkesa duhet të ketë lidhje me çështjen. Kjo është vepër penale. Fakti që i është ndërhyrë një kompanie në sistemin kompjuterik është e qëllimshme. Nuk është e rastësishme, është bërë për ta dëmtuar nga tenderi. Njoftimi i prokurorisë më duket pak i çuditshëm sepse prokuroria nuk është roje. Nëse kërkon informacion prokuroria dhe gjykata, vjen një kopje akti. Nuk mundet që ti të njoftosh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy