Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se në mbledhje do të bëjë të ditur qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.
“I dhashë gjithë besimin tim, po siç kërkoi koha, atij iu desh më shumë se gjithë të tjerëve. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. Nuk e kam pasur kurrë deri ditën që ka ikur nga zyra e ministrit numrin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Nuk mbaj mend të kem folur njëherë në 4 vjet me një drejtor policie apo shef komisariati në telefon”, tha Rama.....



