Aktori i “Sex and the City” rrëfen ngacmimet seksuale: Isha copë mishi për drejtuesit e Hollivudit

Aktori i “Sex and the City” rrëfen ngacmimet seksuale: Isha copë mishi për drejtuesit e Hollivudit

Listës së denoncimeve për abuzime seksuale në Hollivud i shtohet edhe emri i një mashkulli. Gilles Marini, i cili ka luajtur një rol në serialin “Sex and the City” ka rrëfyer përvojën e tij të ngacmimit seksual në Hollivud. Marini, i cili luan rolin e Dantes, fqinjit joshës të personazhit tjetër, Samantha Jones (Kim Cattrall) tha se pasi u shfaq filmi, atij iu afruan “shumë njerëz të fuqishëm të Hollivudit”.

“U bëra një copë mishi për shumë drejtues në Hollivud”, i ka thënë ai revistës “People”.

“Nuk kam parë asnjë mashkull të përdorë hashtagun #MeToo (fushata e denoncimit në mediat sociale nga viktimat e ngacmimit seksual). Kjo sepse ka shumë stigmë, turp dhe shumë e shohin si mungesë burrërie”, thotë ai.

“Kur ngacmohet seksualisht apo përdhunohet një djalë i ri, kërcënohet apo preket, pakkush e merr vesh. Por njerëz të tillë (agresorë) ekzistojnë”, është shprehur Marini.

Aktori thotë se ngacmimi seksual është i pranishëm në të gjitha industritë, jo vetëm në atë të kinematografisë. “Është e përbotshme. Prek femrat, por edhe shumë meshkuj. Këta të fundit kurrë nuk e thonë publikisht dhe kjo është diçka që të trishton”, shprehet ai.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy