Trump merr detyrën, Çipa: Ambasadorëve amerikanë në rajon iu është kërkuar dorëheqja (VIDEO)

Trump merr detyrën, Çipa: Ambasadorëve amerikanë në rajon iu është kërkuar dorëheqja (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa, në ditën e marrjes zyrtare të detyrës si President të Donald Trump, thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dijeninë time thuajse të gjithë ambasadorëve amerikanë në rajon, iu është kërkuar të vënë në dispozicion dorëheqjen e tyre. Do të sjellë dhe lëvizje të tjera.

Edhe pse te ne jemi në kontekst elektoral, në 9 shkurt janë zgjedhjet në Kosovë. Në 11 maj tek ne. Por do të ketë ndryshime në Ballkan.

Nga studio e MCN Live, ai tha se diskutimet në Shqipëri për sorosizmin janë në kuadër të politikës elektorale dhe nuk kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, ka ardhur momenti që sistemi i drejtësisë të mos përfshihet në polemikën publike.

Deri tani rezultojnë dy opozitarë që kanë konfirmuar prezencën Belind Këlliçi dhe Fatmir Mediu.

Ndërsa nga autoritetet zyrtare nuk ka ndonjë konfirmim. Ftesa zyrtare nuk kemi, ose nuk janë bërë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy