Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se një propozim i ri për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve është hartuar dhe i është dhënë Hamasit nga negociatorët në Kajro.
“Shteti i Izraelit po vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe kthimin e tyre në Izrael”, thuhet në deklaratë.
Izraeli pret që ndërmjetësit ta shtyjnë më fort Hamasin për të arritur një marrëveshje.



