358 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i vendit dhe 690 të tjerë janë plagosur.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.
Sipas prokurorisë, 2197 institucione arsimore janë dëmtuar, nga të cilat 223 janë shkatërruar plotësisht, për shkak të bombardimeve nga trupat ruse.
Ndërkohë 40 230 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga data 24 shkurt.
Kjo shifër është bërë e ditur nga buletini i përditshëm i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.



