Ka nisur mëngjesin e sotëm mbledhja e qeverisë Rama në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gazetarja e MCN TV Greta Bullari bën me dije se mbledhja ka nisur rreth orës 09:30, me dyer të mbyllura. 30 zv.ministra do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme në Shëngjin.
Mbledhja do të hapet nga fjala e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama, që do bëjë analizën vjetore për vitin që lamë pas si dhe do të shpalosë objektivat për 2024-ën.
Më pas do të marrë fjalën Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi. Një tjetër folës do të jetë edhe Blendi Çuçi, që do fokusohet te problematikat që socialistët kanë hasur gjatë seancave parlamentare.
Pjesa e dytë do të nisë në orën 15:00 dhe lidhet me analizën dhe rezultatet e administratës publike. Një tjetër tematikë do jetë inovacioni dhe objektivat e Agjencisë për Inovacionit, që do krijohet gjatë 2024-ën.
Risi në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar është pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, si dhe pjesëmarrja e drejtorëve.



