
Senati i SHBA ka miratuar paketën e shumëpritur të ndihmës, në vlerën 95 miliardë dollarë, për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin pas disa muajsh mosmarrëveshje politike.
Ndërsa demokratët ishin në favor të miratimit të projektligjit, republikanët ishin të ndarë dhe më parë e votuan kundër.
Paketa përfshin 60 miliardë dollarë për Kievin, 14 miliardë dollarë për luftën e Izraelit kundër Hamasit dhe 10 miliardë dollarë për ndihmën humanitare në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën.
Presidenti i Ukrainës tha se ai ishte "mirënjohës" ndaj senatorëve për aprovimin.



