Sharka: Nga 31 mln euro 7.5 shkojnë për administratën, fermeri duhet të subvencionohet për njësi prodhimi (VIDEO)

Sharka: Nga 31 mln euro 7.5 shkojnë për administratën, fermeri duhet të subvencionohet për njësi prodhimi (VIDEO)

Eksperti i Bujqësisë Eduard Sharka në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me skemën e re të naftës falas për të cilën u shpreh se formalizmi përmes bankës është një hap pozitiv.

Ai tha se do reduktohet sasia e ndarjes së naftës mes fermerëve, ndërsa theksoi se nga 31 mln euro subvencione për fermerët 7.5 do të shkojnë për administratën. Sipas tij fermeri ka nevojë të subvencionohet për njësi prodhimi dhe jo për njësi të sipërfaqes.

Ndryshimet janë të vogla, nuk mund të themi se ka ndryshuar përmbajtja por vetëm forma. Ndryshimi i vetëm është skema e naftës që do kursehen ato që do shpenzohen për prodhimin e atyre kartonëve dhe do kompensohet me hapjen e llogarive të fermerëve sepse formalizmi përmes bankës është gjithmonë pozitive.

Ndryshimi tjetër është se ka qenë kush vjen pari përfiton i pari, ka hequr njëlloj diskriminimi por ka çuar në një fenomen tjetër që është shumë absurd se nga parimi kush vjen i pari përfiton i pari kalojmë tek atë që kemi do e ndajmë sëbashku. Të ndajmë atë që kemi në proporcion të barabartë dhe kjo ka hequr atë diskriminimin.

Më tej ai shtoi se kanë vendosur të reduktojnë sasinë dhe me fondin që është në dispozicion për mua është shumë pak dhe sipas tij diskutimi duhet të nisë nga këtu.

Ky ndryshim formash që është improvizim dhe s’ka asgjë në thelb ta nisim nga fondi që është në dispozicion. Nga 31 mln euro të planifikuara, 7.5 do shkojnë për administratën e cila do presë aplikimet dhe do vlerësojë verifikimet etj etj pra diskutimi që bëhet sot mes ekspertëve dhe opozita kanë rënë parimisht dakort që fermerët kanë nevojë për subvencionimin për njësi prodhimi dhe jo për njësi në sipërfaqe.  

As koperimi që e shesin si diçka të re nuk ka asgjë të re, koperimi synon drejt rritjes së fermës dhe masa tjetër e qeverisë nga 1 janari ka vendosur që nëse një fermer shet tokën te një fermer tjetër do paguajë taksën e shitjes pra dhe kooperimi me ligjet që janë në Shqipëri janë në sensin e kundërt.

Sharka tha se sa i takon skemës së naftës vjet ka qenë 50 mln euro dhe përfituan 60 mijë fermerë kurse sivjet është 50% më e vogël.

Kjo është risia e parë që duhet diskutuar që është ulur fondi. Nuk do kemi rialokim sepse vitin e kaluar u bë për shkak të inflacionit dhe pati të ardhura por nuk mund të qeveriset një vend duke thënë përfaqësuesit e qeverisë mos u mërzisni se do rialokojmë, shteti funksionon me ligje. 

Risi është se janë shtuar bimët medicinale dhe është bërë shumë mirë por si ekonomist s’mund të rri pa nënvizuar faktin se s’mund të diskutojmë ne me qeverinë kur ajo thotë se do alokojmë fondet, por duhet të diskutohet mbi shifrat e buxhetit të publikuara.

Unë mendoj se diskutimi duhet të ngrihet mbi fakte, shifrat e publikuara të buxhetit dhe me këtë buxhet të miratuar fermerët marrin 50% më pak se vitin e kaluar. Dhe fakti që ndryshojnë skenat vit për vit do të thotë se ti nuk ke strategji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy