Vrau me thikë një person dhe plagosi një tjetër, kush është shqiptari i ekstraduar nga Italia

Vrau me thikë një person dhe plagosi një tjetër, kush është shqiptari i ekstraduar nga Italia

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia dy shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se është ekstraduar nga Roma 49-vjeçari Ardjan Hoxhaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy