Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me shpërndarjen e librave, në këtë prag të nisjes së vitit të ri arsimor.Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar cdo vit-shkruan Basha në facebook, sipas të cilit në 4 vjet cmimi I librave për klasën e parë është shtrenjtuar me 33%. Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh-përfundon mesazhin e tij kreu I partisë demokratike Lulzim Basha.



