Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika në studion e lajmeve në MCN ka komentuar fitoren e Fredi Belerit në zgjedhjet e Parlamentit Europian për të cilin u shpreh se ky rezultat ishte i pritshëm.
Ai tha se Mitsotakis ja prezantoi çështjen Beleri ndërkombëtarëve, ndërsa bëri me dije se pas kësaj pritet të shkohet drejt një normalizimi sa i përket marrëdhënieve greko-shqiptare. Sipas tij, pas kësaj fitore pritet të zbuten marrëdhëniet me Greqinë dhe të nisë dialogu.

Ishte e pritshme duke u bazuar te sondazhet në Greqi, tregonin një fitore ose Belerin e nxirrnin të përzgjedhur për eurodeputet. E vërteta është se ditën e djeshme ishte një nga më të votuarit e listës së Demokracisë së Re dhe në njëfarë mënyre duhet thënë dhe vërtetohet diçka të cilën e kisha thënë më herët.
E para Mitsotakis me vendosjen e Belerit në listat e partisë së tij kishte disa qëllime që përbënin në radhë të parë atë që është një borxh kundrejt Belerit për të gjithë periudhën që ai ka kaluar në burg dhe nga ana morale kishte mbështetjen e kryeministrit grek deri diku, e dyta me vendosjen e Belerit në listë ishte unifikimi i të djathtës dhe e treta një element që lidhet me atë që është të themi prezantimi i çështjes Beleri tek ndërkombëtarët.
Deri tani ka pasur një debat të madh çështja mes dy palëve, debati kishte ngecur dhe në qëndrime në faktin që ishte më shumë një çështje dypalëshe mes dy vendeve sesa evropiane, por me vendosjen e Belerit në listë tejkalon këtë dhe pritet që marrëdhëniet mes dy vendeve të shkojnë drejt një normalizimi.
Më tej ai shtoi se për fitoren e Belerit në radhë të parë duhet të qartësojmë dhe vendosim tiketat se kush e votoi atë, pra ishin votues të djathtë, por dhe shtetas që kanë dyshtetësi dhe shqiptare dhe greke.
Flasim për minoritetin grekë në Shqipëri që ka të drejtë vote dhe në Greqi. Kemi një mbështetje të këtij grupimi politik, pse u zgjodh në radhë të parë duhet parë në aspekt qoftë ideologjik, ndasitë ideologjike shkojnë duke u venitur ndersa në Greqi ekzistojnë dhe rrjedhimisht votat për Belerin janë vota të së djathtës dhe i përkasin partisë në pushtet.
Qartësisht kjo përkon dhe me atë që është përfaqësimi i tij në Shqipëri. Ai ishte përfaqësues për Himarën që kanë një boshtë të djathtë. Pra ka një konfigurim ideologjik deri diku.
I pyetur nëse mund të ketë një ulje të toneve, ç’tensionim të situatës mes dy vendeve, Çika tha se do zbuten marrëdhëniet me Greqinë deh se palët do të gjejnë gjuhën e dialogut.
Besoj se në thellësi ka një formë paradoksi në momentin që Beleri dhe nëse nuk do ketë ndryshime të dënimit në Shqipëri në shtator rrjedhimisht shkon në parlamentin europian dhe në këtë aspekt çështja juridike ligjore në Shqipëri merr fund.
Edhe pse brenda vendit s’ka më të drejtë për të kandiduar për të pasur poste politike në pozita të ndryshme politike dhe shkon në PE, dhe aty është logjike që do ketë ngritje të zërit qoftë nga vetë ai apo partitë në mbështetje të tij dhe do e ngrenë nivelin në institucionet europiane.
Pra është e pashmangshme që nga pozitë dypalëshe të kalojë në një pozitë të BE, me apo pa mbështetjen tërësosore të BE, fakti që ai është i përzgjedhur e krijon këtë mundësi. Në momentin e plotësimit të dënimit prej tij, shkojmë drejt një qetësimi të ujërave, jo një normalizim i shpejtë mes dy vendeve, por çështja do fillojë të zbutet dhe palët do nisin të gjejnë gjuhën e dialogut që deri tani kanë qenë të ngrira.



