Japonezët gjejnë zgjidhjen, tani celularin mund ta lani me sapun

Japonezët gjejnë zgjidhjen, tani celularin mund ta lani me sapun

Të gjithë ata që kanë një smartfon, nuk mund të mos jenë ankuar të paktën njëherë për papastërtitë që mblidhen në të. Por japonezët e kanë gjetur zgjidhjen e këtij problemi dhe ajo është më e thjeshtë nga sa mund ta mendoni. Mjafton ta vendosni smartfonin nën çezmë, ta hapni ujin e ngrohtë dhe ta lani me sapun.

Kompania “Kyocera” ka lançuar aparatin e ri smartfon që mund të lahet me ujë. "Rafre" është një version më i ri dhe i përmirësuar i modelit të mëparshëm, që lahej me ujë, por kërkonte një solucion të veçantë.

Mes aplikacioneve të reja që sjell ky model është edhe ai i përgjigjes me gjeste, kur dikush të telefonon. Ky aplikacion është menduar për ata që punojnë në kuzhinë ose kanë pasion gatimin, por nuk duan të bëjnë pis telefonin kur u bie.

Aparati del në shitje në Japoni në fund të marsit në tri ngjyra: rozë e hapur, e bardhë dhe bojëqielli. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy