“AKSHI”, Balliu: SPAK të thërrasë Ramën, Agasi s’kishte fuqi pa të. Është cenuar siguria kombëtare

“AKSHI”, Balliu: SPAK të thërrasë Ramën, Agasi s’kishte fuqi pa të. Është cenuar siguria kombëtare

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, në kuadër të deklarimeve në SPAK të kontabilistes Arlinda Merko për 10 milionë euro të shpenzuara për biskota dhe çokollata, me fatura fiktive, ndërsa paratë shkonin te kompanitë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqiri, thotë se gjithçka është çmenduri.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se SPAK nëse do të bëjë diçka për Ergys Agasin, duhet të thërrasë Edi Ramën, pasi Agasi është një njeri pa asnjë post ekzekutiv dhe se fuqia me të cilën jepte urdhrat i buronte nga Kryeministri.

 

Ai shtoi se është cenuar siguria kombëtare, pasi të gjithë informacionet e shtetit janë te AKSHI.

 

10 milionë euro çokollata... nuk di kush mund të hajë kaq shumë çokollata. Është për të qeshur dhe qarë, se kanë vjedhur aq shumë para, sa vetëm me çokollata, mund të pastronin kaq shumë fatura fiktive. Ergys Agasi ka pasur lejen dhe emrin e Edi Ramës me vete, prandaj zbatonte urdhrat e tij, bashkë me Mirlinda Karçanaj. 

 

Është dramatike se çfarë pasurie iu është vjedhur njerëzve dhe ne habitemi se çfarë pasurie iu është vjedhur qytetarëve. Është një çmenduri, ka një farë dakordësimi me këtë situatë, në shoqëri, media, diskurse publike. Ka filluar të bëhet normale, kjo anomali e çmendur. SPAK nëse do të bëjë gjë për Ergys Agasin, duhet të thërrasë Edi Ramën. Është një njeri pa asnjë post ekzekutiv, ku e gjen këtë fuqi që jepte urdhra. Kjo fuqi i vjen nga Edi Rama. 

 

Pse Mirlinda Karçanaj e dëgjonte Agasin që këtë prokurim ta bënte nga 2 milionë euro në 4. Ky njeri ka emëruar rreth 70% të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe Ilir Prodën. E vetmja gjë që ndryshon këtu është banda, por sistemi është i njëjtë. Në këtë qeveri kudo që të prekësh vetëm qelb nxjerr. Banda është e vetmja që qëndron dhe bën presione të vazhdueshme. 

 

Të gjithë institucionet janë të kapura, ku ka gjë të pa kapur. Ka tre qeveri sot në Shqipëri, një është qeveria Rama-Balluku, pastaj vjen qeveria ekzekutive, që janë drejtorët që caktohen nga Agasi, me polici dhe ekonomi. Qeveria e tretë është ajo për fasadë, që janë ministrat. As nuk i pyet njeri. Është vetë Rama me Agasët e vetë. Tani është futur Oltian Bistri, që mundohet të zëvendësojë Agasin. Këtu është bërë normale vjedhja, është bërë normal korrupsioni. 

 

Del Mirlinda dhe thotë e ka fajin Daniel Shima, i cili as ka qenë në punë në 2024. Ku e gjejnë këtë arrogancë që pastrojnë 10 milionë euro me çokollata? Kanë arrogancë se kanë mbas Edi Ramën, por nuk e dinë që ai shet këdo që t’i del para, për të mbijetuar vetë. Sa agasë do dalin para dhe do i shesë për të shpëtuar veten e vetë. 

 

Sa foli pak Elisa Spiropali, direkt i shkuan Tatimet, familjes, bashkëshortit, i shkuan në shtëpi. Tatimet janë një grup tjetër. Këta o të çojnë Tatimet, o të bëjnë presion, o të marrin peng si Gerond Meçen. 

 

Këta janë bandë, por të gjitha këto vijnë me udhëzim nga Edi Rama. Kush është Ergys Agasi, çfarë bën? Këtë njeri të rëndësishëm e bëri Edi Rama, duke i dhënë të gjithë fuqinë që të vazhdonte partneritetin me krimin e organizuar. Ergys Agasi dhe AKSHI është prova e narkoshtetit. Daniel Shima nuk ka qenë në 2024. 

 

Ku e ke deleguar firmën, se ky nuk ka qenë? Ja e delegove, nuk e delegove, a je drejtoreshë e AKSHI-t? Po kur në video Ergys Agasi të thoshte nga 2 milion euro, bëje 4 milion euro. Daniel Shima ishte apo ti? Një hajdut i kapur në flagrancë, gënjen publikisht. Këta pasi i konfiskojnë pasuri të cilat i kishte mohuar, i hiqet masa e arrestit. Në këtë dosje kemi një korrupsion kriminalo-shtetëror. 

 

Argumenti që të delegosh firmën juridikisht qëndron, por këto janë çështje të 2024-2025, por Shima nuk ka qenë aty. Të gjitha përgjigjet e Karçanaj, ishin të shkruara, se ai është fjalori i Edi Ramës. Nuk mendoj se ka ndonjë budalla që mund të hajë mashtrimet e saj dhe të thotë që nuk e dija, por unë ia delegoja firmën. 

 

Kjo është një hajdute që duhet të ishte në burg, siç duhet të ishte Ergys Agasi dhe gjithë këta që janë të përfshirë. Se këta kanë cenuar dhe sigurinë kombëtare. Janë të gjithë informacionet e shtetit aty brenda, të gjithë informacionet e shtetit janë te AKSHI. 

 

Ergys Agasi atë institucion e drejtonte me Suel Çelën dhe Çopjat. Dy kartelet brenda një institucionet. Është i gjithë shteti i kapur. Nuk mendoj se SPAK po zbardh ndonjë fije. Prokurorët kanë qenë nën presione politike, por dhe të karteleve. 

Nuk shikoj të ndërmerren masa realisht serioze. Ka një veçori kjo aferë, këtu është cenuar siguria kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy