Pezullimi i dekretit të Presidentit/ Bushati: Asnjë gjemb s’i hyri askujt në këmbë, Kushtetuesja ruajti vetëm dinjitetin e vet

Pezullimi i dekretit të Presidentit/ Bushati: Asnjë gjemb s’i hyri askujt në këmbë, Kushtetuesja ruajti vetëm dinjitetin e vet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një përpjekje për të ruajtur fasadën institucionale, pa krijuar realisht asnjë tronditje në sistem.

Sipas tij, Gjykata nuk ka rrëzuar ndonjë qëndrim të rëndësishëm të pushtetit, por thjesht ka pezulluar një “çmenduri”, duke shmangur përkohësisht një situatë absurde.

Nuk u surprizova nga vendimi, sepse nuk është marrë një vendim realisht i rëndësishëm në themel. Për ta thënë më thjeshtë: Presidenti doli dhe tha që është ora 12 e drekës, kur në fakt është 12 e natës. Kushtetuesja ka reaguar duke thënë ‘të paktën deri këtu nuk mund të na e shisni këtë realitet’.

Gjykata nuk ka rrëzuar ndonjë qëndrim të rëndësishëm të pushtetit, por thjesht ka pezulluar një “çmenduri”, duke shmangur përkohësisht një situatë absurde.

Nuk është se kanë kthyer mbrapsht ndonjë vendim politik apo ligjor. Nuk thonë nëse shkarkimi i Veliajt është i drejtë apo i padrejtë. Thjesht kanë pezulluar ‘çmendurinë’ e Begajt, si për të thënë se nëse janë çmendur të gjithë, ne të paktën ruajmë pak seriozitetin e vetes.

Nuk i hyn dikujt gjemb në këmbë nga kjo që ndodhi. Është si ajo barcaleta, ku të gjithë janë në rreth dhe thjesht dikush nxjerr pak këmbën jashtë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy