“Hap i rëndësishëm”, palestinezët festojnë njohjen e shtetit nga vendet europiane

“Hap i rëndësishëm”, palestinezët festojnë njohjen e shtetit nga vendet europiane

Njohja e një shteti palestinez nga tre vende europiane përbën një “moment historik”, njoftoi sot Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), duke e cilësuar atë si rrugën drejt stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Ky është një moment historik i triumfit për botën e lirë pas shumë dekadash të luftës kombëtare palestineze, vuajtjes, dhimbjes, racizmit, vrasjes, shtypjes, keqtrajtimit dhe shkatërrimit të cilit i është nënshtruar populli i Palestinës,” theksoi Husein al Sheikh, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të OAP-së, në një postim në rrjetet sociale X.

Në të njëjtën kohë, lëvizja islamike palestineze Hamas shprehu kënaqësinë e saj për njohjen e një shteti palestinez nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia, të cilat e cilësuan atë si një “hap të rëndësishëm”.

Ne e konsiderojmë këtë një hap të rëndësishëm drejt vërtetimit të së drejtës sonë për tokën dhe krijimit të një shteti palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”, tha Hamasi në një deklaratë, duke u bërë thirrje “vendeve në mbarë botën të njohin të drejtat legjitime kombëtare të palestinezëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy