Milo: U provua se Irani nuk ka fuqinë t’i përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë

Milo: U provua se Irani nuk ka fuqinë t’i përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se sulmet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Iranit treguan se ky i fundit nuk e ka fuqinë që t’i përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë. Në studion e MCN , Milo se Izraeli e ka pasur prioritet armatosjen dhe garantimin e sigurisë dhe kjo e ka bërë të ketë sot një ushtri dhe arsenal që i tejkalon dimensionet e tij si shtet. 

Irani ende nuk ka mundur dhe unë besoj që ka dëshmuar se nuk e ka fuqinë t’i përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë. Për herë të parë u pa se Irani përkundrejt një miti të krijuar se është shtet i fortë ushtarakisht, dëshmoi se nuk e ka atë potencial që është propaganduar. Reagimet e tij janë inferiore në raport me Izraelin dhe nuk mendoj këtu se ka ndonjë taktikë të qëllimshme. Irani deri tani është pak a shumë në mbrojtje, në tërheqje dhe kjo duke jo vetëm nga goditjet që ka pësuar por edhe për nga numri i forcave të infrastrukturës në sulmet kundër Izraelit. 

Izraeli dihet që është një shtet shumë mirë i organizuar dhe fuqia e tij ushtarake është në disproporcion me dimensionet e tij. I tejkalon ato. Izraeli qëkur është krijuar e deri sot e ka prioritet armatosjen e tij dhe garantimin e sigurisë së tij dhe për këtë ka bërë çmos të ketë garanci ushtarake me mbështetjen e SHBA. 

Është një e vërtetë e njohur që Izraeli në raportet me popujt arabë dhe ata myslimanë në rajon dhe më tej nuk është në marrëdhënie miqësore. Rrethohet nga bota arabo-myslimane dhe kjo është arsyeja pse i kushton vëmendje të jashtëzakonshme sigurisë dhe armatimit të tij. Janë bërë disa luftëra arabo-izraelite. Kjo ka krijuar mitin e pathyeshmërisë izraelite. Goditjet që ka dhënë kanë dëshmuar që është fuqi e madhe ushtarake që kontrollon situatën në terren.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy