Deklaratat e At Nikolla Xhufka/ Reagon Mitropolia e Shenjtë: Nuk është prift, ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë, “kishën” e tij

Deklaratat e At Nikolla Xhufka/ Reagon Mitropolia e Shenjtë: Nuk është prift, ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë, “kishën” e tij

At Nikolla Xhufka, predikues ortodoks në njërën nga Kishat në Elbasan, përmes një mesazhi në rrjete social ka vlerësuar shumë besimtarët mysliman në besimin dhe predikimet e tyre.

Në një komunikim me “MCN live” ai dje tha e mesazhi i tij ka trazuar pak ujërat në mesin e besimtarëve ortodoks, por si përfundim, ka reflektuar në mesin e tyre, të cilët kanë mbushur kishën në meshën e së dielës.

Lidhur me këtë, sot ka reaguar  Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, të cilët fuqishëm demaskojnë klerikun, që sipas tyre është i rremë, dhe nuk përfaqëson asnjë kishë ortodokose në asnjë vend.

Përmes reagimit të tyre ata, thonë se i njëjti person, nuk është klerik veçse ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë së tij, atë që ai quan “kishë”, duke e cilësuar si një “kishë paleokristiane - katakomb”.

KUSH ËSHTË NIKOLLA (BLLAZHDE) XHUFKA? Një sqarim i nevojshëm për opinionin publik.

«Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë.»
Mateu 7:15

1. Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk është klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e krishterë në asnjë vend. Pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishen Ortodokse dhe nuk është klerik i saj. Kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim të opinionit publik.
2. Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media.
3. Ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë së tij, atë që e quan “kishë”, duke mashtruar haptazi edhe në media se bëhet fjalë për një “kishë paleokristiane - katakomb”.
4. Mashtron dhe gënjen haptazi dhe në media se ka kryer studime fetare ndërkohë që ska bërë anjë të tillë. Sa për saktësi, ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për teknologji - ushqimore në Elbasan, madje përsëritës i vitit të fundit.
5. Bën deklarata “patriotike”, ndërkohë përbuz dhe tallet me klerikët ortodoksë shqiptarë, gjithashtu vë në lojë dhe ironizon seriozitetin e liderëve fetarë dhe të klerikëve të besimeve të tjera.
6. Mungesa e formimit fetar bën që deklaratat e tij mediatike në lidhje me besimin ortodoks të jenë të gabuara dhe disinformuese. Ky person nuk varet nga asnjë autoritet kishtar dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.
7. I vetmi interes i tij është shfaqja mediatike dhe tërheqja e opinionit publik, pavarësisht dëmit që i shkakton figurës së klerikut dhe besimit ortodoks.
8. Deklaratat e tij të papërgjegjëshme në media, nën maskën e petkut fetar, shkaktojnë pakënaqësi, duke nxitur rivalitet mes besimeve fetare, mungesë respekti reciprok dhe për pasojë urrejtje ndërfetare.
9. E shohim me shqetësim mediatizimin e tij. Marrja e informacionit paraprak nga mediat për personin në fjalë, i cili nuk i përket asnjë komuniteti fetar, nuk ka asnjë autorizim, nuk ka formim përkatës dhe nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij, do e bënte të qartë përse nuk meriton të merret seriozisht.
10. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është i vetmi autoritet shpirtëror dhe zyrtar që garanton ruajtjen dhe promovimin e parimeve dogmatike dhe kishtare, e cila udhëhiqet nga organet e saj legjizime në përputhje me statutin dhe kanonet kishtare. Çdo përpjekje, si në të shkuarën ashtu edhe tani, për të nënvlerësuar rolin dhe kontributin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri do të dështojë me hirin dhe ndihmën e Zotit.
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Elbasan më, 16 nëntor 2022

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy