Një selfie në shkëmbinjtë e Parkut Dudan, në Turqi, për të festuar fundin e bllokimit. Ky ishte qëllimi i Olesya Suspitsyna, një 31-vjeçare me origjinë nga Kazakistani, e cila ishte transferuar në Antalia, ku ajo punonte si një udhërrëfyes turistik, por për fat të keq dëshira për një foto ka përfunduar në mënyrë tragjike. Ashtu siç ishte në kërkim të vendit më të mirë për të bërë fotografinë, vajza rrëshqiti në barin që binte nga shkëmbi dhe bëri një fluturim mbi 35 metra. Ndihma e thirrur nga një mik i cili ishte me Olesya ishte e pavlerë, vajza vdiq menjëherë.
Olesya përditësoi profilin e saj në Instagram me foto në natyrë, pasi ishtë shumë e dhënë pas natyrës: “Unë jam gjithmonë e magjepsur nga bukuria e natyrës turke. Kjo është parajsa ime ”, shkroi ajo në komentin e një prej pamjeve të saj të publikuara në rrjetin social.
Tani trupi i Olesya do të transferohet në Kazakistan, ku ajo do të varroset në vendlindjen e saj, Kostanay. Turqia ka mbyllur shkolla, restorante dhe bare për të frenuar kurbën e ngjitjeve nga Covid-19, duke kërkuar që banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi dhe të lëvizin sa më pak të jetë e mundur.



