Ligji që detyron KLGJ-në të hapë garën për kryetarët e gjykatave (VIDEO)

Ligji që detyron KLGJ-në të hapë garën për kryetarët e gjykatave (VIDEO)

Teksa gjykatat drejtohen me zëvendëskryetar në të gjithë vendin, ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor ka përcaktuar qartë jo vetëm mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesit, por po ashtu edhe kompetencat e tij nga përfaqësimi me të tjerët, kontaktet me institucionet kontrolluese e deri tek lista e shorteve.

E teksa me vendim të vitit 2018, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të zgjedhë zëvendëskryetarin me votat e trupës gjykuese, ligji 98/2016 për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë detyron qeverisjen e gjyqësorit të hap garën për kryetar.

Sipas nenit 26 të këtij ligjit përzgjedhja bëhet “Kryetari i një gjykate zgjidhet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ka kompetencat e përcaktuara sipas këtij ligji”.

Por cilat janë kompetencat e një drejtuesi gjykate, kryetari të zgjedhur me mandat?

Në neni 36 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor, ligj i paketës së reformës në drejtësi kryetari i gjykatës ka përgjegjësi për menaxhimin e përgjithshëm gjyqësor dhe ushtron këto detyra:

a) përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me të tretët

b) në fillim të çdo viti miraton një listë, e cila përditësohet kur është e nevojshme, që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente, siç përcaktohet me ligj, sipas rendit alfabetik me bazë mbiemrin, në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;

c) mban kontakt me grupet e kontrollit të institucioneve të tjera shtetërore, njihet me qëllimin dhe objektin e kontrollit dhe u krijon atyre mundësi për ushtrimin e detyrës;

ç) mbikëqyr respektimin e etikës gjyqësore dhe të solemnitetit, si dhe bashkëpunon me KLGJ në lidhje me vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve;

d) mbikëqyr disiplinën në punë të gjyqtarëve dhe kërkon fillimin e hetimit kur dyshohet shkelje disiplinore e gjyqtarëve në gjykatat e tyre;

dh) kujdeset për organizimin dhe funksionimin e administrimit gjyqësor në gjykatë në lidhje me veprimtaritë jogjyqësore nëpërmjet kancelarit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;

e) thërret, përgatit dhe drejton mbledhjet e përgjithshme të gjyqtarëve dhe të Këshillit të Gjykatës, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;

ë) udhëzon dhe mbikëqyr kancelarin;

f) verifikon ankesat, heton shkeljet disiplinore dhe propozon fillimin e procedimit disiplinor ndaj kancelarit;

g) kryen veprimet dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç parashikohet në këtë ligj;

gj) garanton zbatimin e vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në veçanti në lidhje me masat që kanë për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore;

h) garanton qasjen dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve, në përputhje me politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit dhe rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas parashikimeve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

i) ushtron çdo detyrë tjetër që lidhet me veprimtaritë jo gjyqësore të gjykatës, siç përcaktohet me ligj ose vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy