Gjykata e Lartë në Itali po shqyrton një kërkesë të veçantë: atë të rikthimit në liri të një prej kapove të mafias. Toto Rina, tashmë 86 vjeç, vuan nga disa sëmundje dhe avokatët kanë kërkuar lirimin e tij, me argumentin se ka të drejtën për të vdekur në mënyrë dinjitoze. Gjykata do të shqyrtojë nëse kapoja i Cosa Nostras përbën rrezik jashtë burgut. Kërkesa për lirimin e tij është refuzuar disa herë nga Gjykata e Bolonjës.
Toto Rina përshkruhet si një kapo gjakatar që nuk bën kompromise. Në hetimet ndaj grupit mafioz që e pati kulmin në vitet ’80, emri i Toto Rinës del që në 13 korrik të vitit 1982.
Një prej proceseve më të mëdha ndaj Cosa Nostra-s, pjesë e të cilit ishin edhe gjyqtarët e njohur antimafia Giovanni Falcone e Paolo Borsellino, bosi korleonez përshkruhej si “eksponent i nivelit të lartë të mafies korleoneze dhe protagonist i luftës mafioze”.
Rina rezulton urdhërues i vrasjes së disa prokurorëve dhe drejtuesve të policisë. Ai është arrestuar në janar të viti 2013, pas disa viteve në arrati.
I dënuar me burgim të përjetshëm, Toto Rina e ka apeluar vendimin, por Gjykata e Lartë e ka refuzuar kërkesën e avokatëve të tij. / ANSA / G.Sokoli /



