“Shtëpia e Lirisë”/ Xhixho: Vendi ka nevojë për opozitë të fortë, LSI do mbështesë kandidatët e primares

“Shtëpia e Lirisë”/ Xhixho: Vendi ka nevojë për opozitë të fortë, LSI do mbështesë kandidatët e primares

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho nga studio e lajmeve në MCN TV komentoi lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të cilin tha se sot shqiptarëve ju duhet një opozitë e fortë.

Ajo tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë kandidatët e primares në këto zgjedhje të pjesshme vendore të cilat i konsideroi si një test për këtë koalicion të LSI me grupin e rithemelimit për të parë më tej ecurinë e bashkëpunimit mes tyre.

LSI ka folur për vite për uzurpime për përballje me regjimin e këtij pushteti kështu që ka qenë një opozitë e vërtetë në të gjithë performancën e saj sepse besoj se sot shqiptarëve ju nevojitet një opozitë e fortë përballë këtij pushteti. Shtëpia e lirisë ka një dimension jo partiak por për lirinë e Shqipërisë, për rikthimin e gjithë dimensionit të një shteti të së drejtës dhe ky është  momenti i 6 marsit ku kemi detyrimin të përfaqësojmë qytetarët.

LSI do të mbështesë kandidatët e dalë nga primare sepse ne kemi besuar gjithmonë te kandidatët një anëtar një votë, ne kemi besuar gjithmonë te vota, te listat e hapura. Kjo padyshim që dhe modeli i PD me primare është një model që duhet mbështetur dhe me referendum duhet ti japim të drejtën qytetarëve që me votën e tyre të bëjnë atë që ky proces të shërbejë jo vetëm si reflektim për klasën politike.

LSI ka sakrifikuar shumë për hir të koalicioneve dhe nuk është e njëjta peshë vote si për PD, PS sepse vota për LSI janë vota gjaku. Ky koalicion fillimisht është krijuar për këto zgjedhje më pas do shihet hap pas hapi por të shohim këtë sfidë të përbashkët dhe të zhvillojmë zgjedhje të lira standarde dhe kjo do jetë një sfidë e madhe për këtë koalicion dhe është një test.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy