Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, u shpreh në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka të njëjtin kandidat për kryeministër pas 32 vjetësh, duke iu referuar Sali Berishës. Po ashtu Kulluri tha se Berisha dhe Basha u mundën nga Taulant Balla në zgjedhjet e fundit.
Unë kam refuzuar kandidimin nga z.Basha dhe kam refuzuar të jem anëtar i Këshillit Kombëtar në 2018. I kam thënë unë Edvin Kulluri në këtë kënetë që e kë shndërruar PD-në nuk notoj. PD ka një krizë elite. Ka një elitë të kompromentuar. Berisha s’ka më shumë se 30-35 për qind mbështetës. Berishën dhe Bashën i mundi Taulant Balla. Pavarësisht se mund të tingëllojë me nota sarkistike, realiteti është ky. Jemi i vetmi vend në botë që pas 32 vitesh në botë kemi të njëjtin kandidat për kryeministër. I fundit që ka mbetur është Berluskoni që sot ka 6 për qind të votave. PD vjen në pushtet nga vota pro, jo vetëm për të larguar Edi Ramën. E vetmja fabul politike është që nëse je me Bashën je armik, nëse je me Berishën shpallesh prapë armik. Është lajm i mirë që në PD ithtaria po zhbëhet”.



