
Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur sot të ndërmarrë një vendim drastik, që do të hyjë në fuqi ditën e hënë, dhe parashikohet të zgjasë deri më datë 7 qershor.

Pas asaj që avokatët e kanë cilësuar diskriminim, ata kanë vendosur bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore penale dhe civile përgjatë javës së ardhshme, me përjashtim të seancave të masave të sigurisë.
Për mikrofonin e ‘MCN live’, Lorval Petani, kryetar i Dhomës së Avokatisë në Durrës, thotë se vendimi erdhi pas problemeve me aksesin në ambientet e gjykatës.
Kjo gjë ka sjell pasoja që i ndodhie dhe kolegut tonë në Tiranë dhe në të tilla kushte kur cenohet figura e institucionale dhe profesionale e avokatit dashje pa dashje ka sjelle perceptimin se avokati është delja e zezë në shoqëri. Domosdoshmërisht bashkëjetesën në një ambient të tillë me palën kundërshtare me njerëz ku shpesh herë pa pasur edhe nota penguese ta çojmë në një fakt se mund të ketë konflikt fizik.
Dhe ne jemi duke bërë këtë lëvizje sot që ta parandalojmë një ngjaje të tillë sepse do jetë shumë vonë nëse do të ndodh realisht në ambientet e Gjykatës së Durrësit dhe si do rikthehemi prap në pikën A që ta korrigjojmë këtë histori.
Që të mos arrijmë deri këtu, ne kemi marrë këtë vendim që të parandalojmë dhe të krijojmë një ambient. Kjo kërkesë është bërë si në Gjykatën e Durrësit ashtu edhe në Këshillin e Lartë gjyqësor Tiranë.
Avokati Petani, pasi numëron shkaqet, thotë se si të tillë nuk do të lejojnë denigrimin e figurës profesionale dhe personale të avokatëve durrsak.
Ky vendim është negociuar më përpara me përfaqësues të Gjykatës. Mungesa e infrastrukturës së Gjykatës, mungesa e sallave që ka gjykata, kanë bërë që të kemi këto probleme që të arrijnë të dalim me këtë vendim deri diku ekstrem.
Një urdhër të shkruar për këtë që të mos hyjmë brenda ambienteve nuk ka, nuk ka një vendimmarrje të komunikuar nga Gjykata, pro ka një komunikim nga ana e stafit dhe personelit të administrimit të cilët në një moment të papritur bllokuan dyert dhe thanë ju nuk mund të hyni më në gjykatë por do prisni vetëm në momentin që filloje seanca dhe do ju thërrasim.
Pra, në një ditë, pa pritur dhe pa kujtuar pamë që ishin mbyllur dyert dhe nuk lejoheshim.
Ky vendim do të sjell ngarkesa në seancat , por papajtueshmëri dhe denigrimi i figurës së avokatit kërkonte edhe ajo këtë sakrificë sepse kemi ët drejtë të mbrojmë profesionin tonë.
Nuk mund të lejojë që figura jonë të denigrohet dhe të shkoj përkundi mesatares.



