U arrestua me dhunë nga policia izraelite, gazetarja e “Al Jazeera”: Më trajtuan si kriminele

U arrestua me dhunë nga policia izraelite, gazetarja e “Al Jazeera”: Më trajtuan si kriminele

Gazetarja arabe e “Al Jazeera”, Givara Budeiri është liruar nga paraburgimi disa orë pasi u arrestua nga policia izraelite, ndërsa po mbulonte një demonstratë në Sheik Jarrah, në Jeruzalemin Lindor.

Policia izraelite arrestoi korrespondenten e Jeruzalemit, ndërsa shkatërroi pajisjet e kameramanit të “Al Jazeera”, Nabil Mazzaëi.

Arrestimi i Budeirit shkaktoi reagime të ashpra dhe u dënua maksimalisht nga mbrojtësit e medias.  

"Ata erdhën nga kudo, nuk e di pse, ata më përplasën në mur," tha Budeiri për “Al Jazeera”, pak çaste pas lirimit të saj të shtunën vonë.

"Ata më futën brenda në makinë me dhunë dhe po shkelmonin kudo”, tha ajo.

Budeiri po raportonte nën sloganin “54 vjetori i Naksa”, që do të thotë “kthim prapa”, një term që palestinezët e përdorin për të përshkruar pushtimin izraelit të Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në 1967.

Budeiri, tha se ishte "trajtuar si kriminale" kur u dërgua në stacionin e policisë dhe nuk u lejua të hiqte xhaketën e saj apo të mbyllte sytë për të fjetur.

Ajo tha se policia e akuzoi atë për sulm ndaj një ushtareje femër, një akuzë që ajo e mohoi.

Budeiri tha se ajo u la e lirë me kusht që të mos shkonte në Sheikh Jarrah për 15 ditë.

Burimi: Al Jazeera Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy