
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), së bashku me Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, në zbatim të një urdhri të përbashkët, kanë nisur sot inspektimet në terren për verifikimin e zbatimit të kushteve të sigurisë teknike në kantieret e ndërtimit.
Në këtë inspektim të parë mori pjesë edhe Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, i cili u shpreh i prerë se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje.
Sipas tij, janë konstatuar objekte që nuk përmbushin standardet e sigurisë teknike, çka ka qenë edhe arsyeja kryesore për nisjen e këtij aksioni.
Siguria teknike dhe harmonia urbane e qytetit janë të domosdoshme. Është e papranueshme që të ketë ndërtime që nuk respektojnë kushtet dhe rregullat.
Wshtë e papranueshme që një ndërtues, pasi ka marrë leje ndërtimi, të shtojë kate pa leje shtesë.
Për mua është e papranueshme që një ndërtues që ka marrë një leje ndërtimi të ndërtojë kate shtesë pa leje. Nuk do të ketë asnjë tolerim.
Do të jem shumë i rreptë dhe nuk do të mbyll sytë për asnjë shkelje.
Nëse konstatohet shkelje, objekti do të prishet dhe do të sekuestrohet. Nuk e kuptoj si, edhe pas 36 vitesh, vazhdohet të ndërtohen kate pa leje. Kjo nuk do të lejohet. Jam i prerë në këtë qëndrim



