Tensione te Ministria e Arsimit/ Studentët hedhin molotov dhe djegin koshat, policia përgjigjet me ujë me presion

Tensione te Ministria e Arsimit/ Studentët hedhin molotov dhe djegin koshat, policia përgjigjet me ujë me presion

Situatë e tensionuar po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku protesta e studentëve është shoqëruar me akte dhune, tymuese, molotov dhe përplasje politike. 

 

Incidentet u shënuan pasi militantë të Partisë Demokratike tentuan t'i bashkoheshin tubimit, gjë që solli refuzimin e prerë të të rinjve, të cilët krijuan një kordon dhe thirrën "Berisha në burg".

 

Ky reagim ka irrituar deputetin e PD-së, Flamur Noka, i cili akuzoi Arlind Qorin për thirrjet kundër Berishës, duke deklaruar se askush nuk e largon dot PD-në nga sheshi dhe se mbështetësit e Qorit "do ta marrin përgjigjen një për një".

 

Në terren, disa protestues të maskuar janë pozicionuar para forcave të rendit duke qëlluar me llastiqe dhe gurë në drejtim të godinës së ministrisë.

 

Përpara institucionit janë ndezur tymuese blu e të kuqe, janë djegur kartonë, si dhe tre kosha mbeturinash në mes të rrugës, ndërsa janë hedhur edhe lëndë piroteknike (kapsollë) dhe bomba molotov. 

 

Policia e Shtetit ka bërë thirrje të vazhdueshme për distancim nga dhuna, shuarjen e zjarreve dhe zhbllokimin e rrugës, ndërsa kanë ndërhyrë duke hedhur ujë me autobot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy