“Parashikimi” i Dutertes: Kisha Katolike do zhduket brenda 25 vitesh

“Parashikimi” i Dutertes: Kisha Katolike do zhduket brenda 25 vitesh

Samiti për pedofilinë në Vatikan nuk mund të kalonte pa u komentuar nga presidenti i Filipineve. I njohur për deklaratat e tij kontroverse, Rodrigo Duterte, ka bërë parashikimin e tij për fatin e kishës katolike.

“Kisha Katolike do të zhduket. Brenda 25 viteve të ardhshme do të zhduket. Nuk do të ketë më, njerëzit do ta harrojnë”, tha ai.

Gjatë një eventi në Manila, kreu i Filipineve tha se shkak për rënien e kishës do të bëhen skandalet seksuale dhe korrupsioni në radhët e saj.

“Kur eksitohen, ata bij k… shkojnë pas murgeshave. nëse janë gei, shkojnë pas djemve të vegjël. Kujt i duhet një fe si kjo?”, është shprehur ai.

Deklarata tepër e ashpër u zbut pak më vonë nga zëdhënësi i tij, i cili sqaroi se “presidenti u është referuar disa priftërinjve që kanë shkelur betimin e tyre” dhe nuk ka sulmuar institucionin si një e tërë.                                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy