Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit bën eksperimentimin hetimor në vendngjarje

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit bën eksperimentimin hetimor në vendngjarje

Prokuroria e Elbasanit është duke bërë eksperimentimin hetimor lidhur me vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, raporton korrespondenti i MCN TV.

Xhentila Sotja, efektivja e grupit “Shqiponja” e cila u plagos ditën kur mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, sot ka mbërritur sërish në vendngjarje për të treguar si ndodhi dinamika.

 Pjerin Xhuvani u vra gjatë një përplasjeje me armë që ndodhi më 21 prill në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Kujtojmë që Xhuvani njihej për angazhimet me disa parti politike në vend, së fundmi ishte militant i PS-së.

Përplasja ndodhi pasi e ashtuquajtura “Strukturë e PD për Mbrojtjen e Votës” ndaloi një makinë pa targa në lagjen “5 maji” në Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy