Fitorja e Partizanit, Zekiç: Duhet të shënonim më shumë, kualifikohemi nëse luajmë si me Bate Borisov

Fitorja e Partizanit, Zekiç: Duhet të shënonim më shumë, kualifikohemi nëse luajmë si me Bate Borisov

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, deklaroi për MCN TV, se është i kënaqur me lojën e skuadrës, në fitoren 4-1 ndaj Atletic Escaldes, por shtoi se duhet të shënonin më shumë me rastet që kishin. I pyetur sa mundësi ka Partizani për kualifikim në ndeshjen e radhës ndaj Valmeiras, Zekiç tha se kryeqytetasit kanë shanse për kualifikim, nëse luajnë siç bënë me Bate Borisov. “Kemi zhvilluar një lojë të mirë, por duhet të shënonim më shumë gola. Shpërdoruam shumë raste, prandaj ndryshova edhe skemën. Jam i kënaqur me rezultatin, por nuk dua të na zërë gjumi pas kësaj fitoreje. Na pret një tjetër kundërshtar në turin e tretë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm përpara. Do të mundohemi të rikuperojmë gabimet. Kemi vetëm 10 ditë kohë për të përgatitori ndeshjen e radhës. Kemi përballë një kundërshtar më të fortë se ai i sotmi. Kam disa miq te Olimpija Ljubjana, ku më kanë folur për Valmeiran, me të cilët janë përballur. Ndryshimin e skemës e bëra pas 5 minutash, sepse e pashë të arsyeshme që të kishim një lojtar më shumë në mesfushë. Vendosa të s’postoja Rrapajn me Hadrojin, për të përforcuar repartin. Nëse skuadra ime do bëjë të njëjtën performancë si ndaj Bate Borisov, mendoj se do të kemi më shumë shance për kualifikim. Tirana është një qytet i bukur me njerëz pozitivë, por trafiku është pak i ngjeshur.”, deklaroi Zekiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy