Dita nis e kthjellët, si parashikohet moti për këtë të diel

Dita nis e kthjellët, si parashikohet moti për këtë të diel

Moti i kthjellët do të dominojë në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare.

Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon mot me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë Kosovën.

Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në territorin e Maqedonisë së Veriut paraqitet me kthjellime.

Por pasditja sjell vranësira të lehta e kalimtare nëpër territor. Edhe nata mbetet me mot të kthjellët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy