Motra e Meghan publikon librin ku premton se i thotë të gjitha: Sa ikte Harry ajo bëhej e keqe me babain

Motra e Meghan publikon librin ku premton se i thotë të gjitha: Sa ikte Harry ajo bëhej e keqe me babain

Motra nga ana e babait e Meghan Markle sulmon dukeshën në një libër ku sipas saj i tregon të gjitha. Në autobiografinë e Samantha Markle pretendohet se Meghan dhe familja mbretërore duhet të kishin shtyrë dasmën në mënyrë që Thomas Markle të mund të merrte pjesë, sapo të rikuperohej nga ataku në zemër.

Dasma e majit 2018 mori muaj planifikimi dhe babai i Dukeshës, 76 vjeç, nuk mori pjesë pasi kishte pësuar një atak në zemër. Në vend të kësaj, Princi Charles eci me Meghan drejt altarit.

Në autobiografinë e titulluar "Ditari i Motrës së Princeshës kontrolluese: Një Kujtim, Pjesa e Parë", Samantha pretendon se Meghan ishte "kontrolluese" ndaj babait të tyre.

Në një pasazh, Samantha shkruan se babai i saj dukej i mërzitur: “E pyeta, ‘Babi, çfarë po ndodh, çfarë nuk shkon?’. Ai tha, ‘Kjo është me të vërtetë e çuditshme, ajo nuk është më e njëjta. Kur Harry është në dhomë, ajo është shumë e ëmbël dhe një person tjetër, por kur ai del nga dhoma, ajo është e ligë dhe kontrolluese".

Samantha, 56 vjeçe, gjithashtu pretendon se familja mbretërore duhej të kishte shtyrë dasmën në mënyrë që Markle të bëhej pjesë e saj:

“Ata nuk mund ta shtynin dasmën në mënyrë që babai im të merrte pjesë dhe unë e dija se nuk ishte e paarsyeshme që ta planifikonin përsëri, duke pasur parasysh burimet në dispozicion për ta realizuar atë”.

Përfaqësuesit e Meghan nuk kanë bërë ende asnjë koment publike për përmbajtjen e librit. Motra e saj i ka premtuar lexuesve se do të zbulojnë se "e vërteta është më e çuditshme se sa një trillim".

Samantha, e cila nuk mund të ecë dot por lëviz me karrocë me rrota dhe jeton në Florida, përfundoi kujtimet e shumë pritura katër vjet pasi tha se po i shkruan. Dhe tha se tashmë ka filluar një libër të dytë.

Libri kushton 18 dollarë. Samantha dhe Meghan nuk kanë folur bashkë prej vitesh dhe thuhet se hera e fundit kur janë takuar ka qenë në 2008-n.

Burimi: The Sun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy