
Një gazetar që punonte në ministrisë e Financave në Afganistan, i quajtur Remat Rawan, është vrarë gjatë një sulmi nga dy persona të armatosur në Kandahar.
Kjo ngjarje ka rritur edhe më shumë frikën për lirinë e mediave në vendin e shkatërruar nga lufta.
Përveç policisë, lajmin për vrasjen e konfirmuan edhe familjarët e gazetarit.
Sulmi ndodhi një ditë pasi talebanët kërcënuan gazetarët afganë që i konsideronin shumë të afërt me agjencitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.



