
Në konferencën e sotme për media, ish kreu i PD-së Berisha ka bërë të ditur se kryeministri Rama i dha mesazh SPAK-ut se donte patjetër burgosjen e tij dhe opozitën në djall.
Nëse në shpellat e mafies diku në fund të mbledhjes siç thonë romanet merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale, ngarkoi me detyrë “Skapin” e partisë, u tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën.
Gjatë fjalës së tij Berisha sulmoi Kongresi i PS, që sipas tij ngjante me një mafie shtetërore.
Sot kryetemë nuk mund të mos jetë kongresi i Partisë së Qeverisë. Ky kongres e patë ju vetë, ishte si Kongresi i një mafie shtetërore, si cozanostra.
Kjo u faktua katërciprisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarë që prisnin me padurim që të dëgjonin nga qeveritarë dhe ministra dhe kreu i qeverisë se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijua nga rritja e çmimeve, ilaçeve, transportit, e menjëhershme, janë të gjitha shkaqe reale.
Nuk morëm asnjë përgjigje nga këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin, vërtetë kongresmenë u ulën mbi degë kashte, vërtetë rrahim gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve.
Për sa i përket platformës së propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Berisha tha se “kryetari i komanduar s’ka tagër për të firmosur dokumente në emër të PD-së”.
Njeriun e parë që kam takuar, i kam shtrirë dorën, ka qenë kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo aferë gjeti refuzimin e Alibeajt. Jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës siç e shprehu vetë në Shkodër Basha, paditi PD në gjykatë”.
Sipas tij, padia e Alibeajt në Gjykatë është nul.
Kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të qartë se kush mund të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Veç kësaj Alibeaj nuk ka asnjë target për të firmosur dokument, veçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktual është Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial.
Akusht tjetër nuk mund të firmos në emër të PD. Në këtë koncept, për këtë arsye u detyrova që ti them Alibeajt se për ne ti për ne nuk je më kryetar i grupit parlamentar, ke paditur PD.
I vlerësoj shumë qëllimet dhe shqetësimet e deputëve të PD për zhvillimet nga baza në qendër, por ka një parim themel: grupi parlamentar është i Partisë Demokratik, dhe jo PD e grupit parlamentar.



