Filipine, tërmet me magnitudë 6.2 ballë në ishullin Luzon

Filipine, tërmet me magnitudë 6.2 ballë në ishullin Luzon

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë i shkallës rihter u regjistrua në orën 10:19 me orën lokale në brigjet jugore të ishullit Filipineve, Luzon. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan Usgs, tërmeti e kishte epiqendrën në rreth 120 kilometra thellësi dhe një epiqendër në brigjet e provincës Calabarzon. Shefi i policisë së bashkisë Calatagan, Emil Mendoza tha se ai dhe stafi i tij u larguan me shpejtësi pas tërmetit, i cili u ndje në zemrën e vendit me popullsi të dendur, duke përfshirë Manilën. “Tërmeti ishte pak i fortë. Na u desh të dilnim me shpejtësi”, i tha Mendoza AFP. Një zyrtar i Calatagan, Ronald Torres, tha se tërmeti zgjati midis 30 sekondave dhe një minute. Tërmeti bëri që njerëzit të dilnin me nxitim nga ndërtesat në kryeqytet. Diego Mariano, oficer informacioni në zyrën e mbrojtjes civile, tha se autoritetet po vlerësonin ndikimin e tërmetit. Për momentin, nuk ka dëme serioze ose viktima ndërkohë që vlerësimi është ende në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy