
Ndryshimet që propozohen në Kodin e Familjes lidhur me procedurat e birësimit po hasin në kundërshtimin e komuniteteve fetare.
Komunitetet fetare janë kundër ndryshimeve në Ligjin “ për Kodin e Familjes”, ku me propozimet e reja, të drejtën e adoptimit do ta kenë persona nga mosha 21 deri në 50 vjeç. Po ashtu draft i ri parashikon edhe lehtësim të procedurave të birësimit.
Lidhur me këtë temë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN ishte aktivistja e LGBTI, Xheni Karaj e cila teksa e cilësoi si pozitive, u shpreh në radhë të parë duhet të mendohet që ti sigurohet çdo fëmije të rriten në një familje, qoftë ajo dhe nga një nënë singel apo një çift që bashkëjeton.
Më lejo të flas si një grua që në të ardhmen dëshiron të jetë nënë. Doja të shpjegoja që nëse mendojmë për interesin më të lartë të fëmijës është që ai të jetojë në familje. Për mua zgjidhja është që shteti të subvencionoj familjet biologjike, sepse bazuar në studime, zhvillimi i fëmijëve në jetimore është goxha problematik. Dashuria është ingredienti kryesor dhe në jetimore është vënë re se nuk është ai i duhuri. Prandaj jam e lumtur që nëna singel apo të tjerë të krijojmë një mundësi që fëmijët të keni mundësi të gëzojnë jetën familjare dhe të mos jetojnë në jetimore. Në vende si Shqipëria frika është se a duhet të lejojmë nënat singel apo çiftet që bashkëjetojnë të birësojnë një fëmijë, në fund të fundit pse duhet të trembemi se një familje e përbërë nga dy nëna apo dy baballarë. Unë personalisht do isha për krijimin e mundësisë se nuk është mungesa e dëshirës për të adoptuar, por procesi i tej zgjatur me vite. Një fenomen tjetër është fakti që është kthyer në biznes birësimi i një fëmije ku shumë miq të mi janë detyruar të japin një sasi të caktuar parash për ta bërë atë.
E pyetur se pika që flet për çifte që bashkëjetojnë prej 3 vitesh, a është një hapësirë për çiftet homoseksuale për t’u mundësuar birësimin e fëmijëve dhe a mjafton ky projektligj për regjistrimin në gjendjen civile, aktivistja Karaj tha se kjo gjë nuk u jep hapësirë komunitetit të tyre pasi bashkëjetesa në kodin e familjes përcaktohet si një bashkim midis një grua dhe një burri dhe ne nuk na njeh ata.
Fatkeqësisht nuk na jep neve hapësirë sepse dhe bashkëjetesa në kodin e familjes përcaktohet si një bashkim midis një grua dhe një burri dhe ne nuk na njeh prandaj kemi kërkuar ndryshimin e kodit të familjes. Mua më shumë më lumturon që kjo po i jep mundësi dhe çifteve të tjera dhe nënave singel të adoptojnë fëmijët duke i dhënë mundësinë e një jetese më të mirë këtyre fëmijëve. Duhet të fillojmë të mendojmë për më të mirën për ata fëmijë që jetojnë në institucione.
Intervista
1.Shumë kritikë janë të mendimit se një çift homoseksual mund të ndikojë edhe në orientimin seksual në të ardhmen të fëmijës që birëson. Sipas jush, sa qëndron ky pretendim?
Nuk flas nga opinioni im por me studime të shumta që mund ti gjeni, orientimi seksual i prindërve nuk ndikon te orientimi i fëmijëve. Kam shembullin tim nuk më bënë prindërit mua lesbike nuk më mësuan ata që të dashurojë femrat. Më e rëndësishmja për fëmijët është rritja e tyre me dashuri dhe ambient dinjitoz. Ose nëse flasim për fëmijët që rriten në jetimore rriten pa asnjë model as të babait as të nënës.
2-Të rikthehemi edhe njëherë te projektligji. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi se me këto ndryshime po i hapet rruga trafikimit të fëmijëve shqiptarë. Cili është qëndrimi juaj?
Mendoj që Berisha është sh hipokrit kur flet kështu se në 2010 ishte ai që propozoi të miratoheshin martesat LGBTI, por tani po e perdor si një kartë dëshpëruese nga vrasja që ju bë nga biri i tij. Me këtë tregon egoizmin që ka për shqiptarët. Është figura e fundit politike që duhet të japë një mendim për këtë.
3-Sa kohë i duhet një çifti për të birësuar një fëmijë, projektligji i ri e shpejton procedurën apo e lë të pa ndryshuar?
Duhen 2-3 vite që të birësosh një fëmijë. Është e rëndësishme të përshpejtohen këto figura sepse sa më shumë kalon kohë fëmija në institucion aq më e vështirë është rikuperimi i dëmit psikologjik të fëmijës.



