Marsela Toshi, 24-vjeçarja e martuar me Naum Toshin, që vrau dje dy djemtë e tij dhe veten në Korçë, është sjellë nga Greqia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Nëna e dy fëmijëve kishte ikur pas sherrit që kishte pasur me bashkëshortin, një grindje që më pas e ka çuar këtë të fundit drejt krimit monstruoz.
Gruaja ka hyrë sot në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Ajo do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që ajo mund të vihet në pranga për shtyrje në vrasje e vetëvrasje.



