Partitë gjejnë konsensusin për votimin e demarkacionit

Partitë gjejnë konsensusin për votimin e demarkacionit

Partitë e maxhorancës dhe ato të opozitës kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjin për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas një takimi të gjatë që është mbajtur në zyrën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas gazetës “Metro”, përfaqësuesit nga partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK, AAK, NISMA, me përjashtim të Vetëvendosjes, janë pajtuar për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gjatë ditës Veseli kishte ftuar disa takime, në përpjekje  për të gjetur një zgjidhje lidhur me votimin e Demarkacionit, si dhe për të zgjidhur mospajtimet mes LDK-së dhe AAK-së, të cilat kishin kundërshti lidhur me një pjesë të projektligjit.

Seanca për votimin e demarkacionit mbahet sot në orën 10:00.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy