​Trump e Putin takohen sot në Vietnam

​Trump e Putin takohen sot në Vietnam

Një takim tjetër mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump do të zhvillohet sot në Vietnam, në kuadër të samitit të Forumit të vendeve të Azi Paqësorit (APEC), theksoi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ouchakov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ky takim do të zhvillohet më 10 nëntor”, deklaroi Ouchakov, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS, duke shtuar se ora e takimit po diskutohet.

Kremlini e gjykoi dje shumë të mundshëm këtë takim mes presidentit rus dhe homologut amerikan, i dyti që prej betimit të Donald Trump në muajin janar.

“Putin dhe Trump do të marrin pjesë në të njëjtin samit. Kjo është dhe arsyeja e këtij takimi”, deklaroi për shtypin Ouchakov.  “Më e rëndësishme është që do të ketë çështje mbi të cilat do të disktohet duke filluar nga Siria dhe për të përfunduar me Korenë e Veriut”, theksoi ai.

Samiti i vendeve të Azi Paqësorit (APEC) do të zhvillohet në Danang, në qendër të Vietnamit. Dy drejtuesit u takuan për herë të parë në muajin korrik në kuadër të samitit të G20-s në Hamburg, në Gjermani, për një diskutim që zgjati rreth dy orë e gjysmë.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë vazhdojnë të jenë jo të mira që prej zgjedhjes së Donald Trump si president, në sfondin e krizës në Ukrainë, luftës në Siri dhe akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy