Një 54 vjeçar me iniciale E. P., ka rënë nga kati i dytë i banesës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Dyshohet se 54-vjeçari se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Bëhet me dije se i lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë: Më datë 07.04.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



