Franca harton ligjin e ri, 750 euro gjobë nëse ngacmon një femër në rrugë

Franca harton ligjin e ri, 750 euro gjobë nëse ngacmon një femër në rrugë

Qeveria franceze ka bërë të ditura planet për disa masa të reja kundër ngacmimeve seksuale në mjedise publike. Në kuadër të këyre masave parashikohen gjoba që arrijnë deri në 750 euro për ata që ngacmojnë femrat në rrugë.

Ligji parashikon edhe situata si këmbëngulja për të marrë numrin e telefonit të një femre, kur kjo e fundit e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar. Një sondazh i kryer të mërkurën tregoi se 90% e të pyeturve e mbështesin këtë masë.

Ministrja e Barazisë Gjinore, Marlene Schiappa, tha se ngacmime seksuale të kësaj natyre do të dënohen me 90-750 euro gjobë. Në rast të përsëritjes së kësaj shkeljeje, vlera e gjobës do të rritet.

Presidenti Emanuel Macron është shprehur se kjo masë ka për qëllim të garantojë femrat që të ndihen të sigurta edhe jashtë shtëpisë së tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy