Kim Jong-un është shfaqur më i dobët në fotot e fundit të publikuara nga media shtetërore javën e kaluar, duke nxitur spekulime mbi shëndetin e tij pasi u zhduk nga sytë e publikut për më shumë se një muaj.
Ekspertët të cilët ndjekin vazhdimisht situatën në Korenë e Veriut thanë se Kim Jong-un mund të ketë humbur një sasi të konsiderueshme të peshës.
Sipas ekspertëve kjo gjë vihet re lehtë nëse krahason fotografitë e liderit të Koresë së Veriut nga nëntori-dhjetor të 2020 me fotot në prill dhe qershor të 2021.
Kim Jong Un walking into the politburo meeting, from KCTV June 5. Also some hummingbird applause on the left there pic.twitter.com/Cpbum5Txgs
— Colin Zwirko (@ColinZwirko) June 5, 2021
Javën e kaluar ai bëri një dalje publike, pasi ishte zhdukur për një muaj.
Shëndeti i udhëheqësit të Koresë së Veriut ka qënë një çështje me interes të madh për ekspertët dhe agjencitë e huaja të inteligjencës, përfshirë dhe Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut, që prej momentit që ai u zhduk një muaj më parë.
Më herët ekspertët thanë se ai është në rrezik të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Burimi: The Independent Përshtati: MCNtv.al



