Eksperti i ekonomisë Igli Tola deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit ‘MCN Economy” se vlerësimi ‘B1’ nga Moody’s nuk është i keq dhe tregon stabilitet, por shtoi se ekonomia shqiptare me trendin që ka nuk po mund të kalojë në vlerësimin ‘A’. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Tola tha se rrezikojmë ta humbim dhe këtë vlerësim.
Sipas Tolës ka një shpërndarje jo të duhur të buxhetit të shtetit dhe se ekonomia shqiptare nuk prodhon më.
Nuk është lajm pozitiv. Ekonomia po ruan prej vitesh këtë trend duke mos arritur të kalojë në klasifikimin A. Tërmeti, pandemia dhe ndikimi i çmimeve nga lufta ka dhënë pasojat e saj, por siç raporton Moody's pasojat e saj nuk janë ndjerë në mënyrë të thellë në ekonominë tonë,. Shqetësues është fakti vlerësimi në perspektivë.
Mbajmë rekord për korrupsionin. Janë disa elementë që po t’i bashkëngjisim me vlerësimin e Mood’y na bëjnë parashikimin që nuk do të jenë shumë pozitive e ardhmja. Rreziku është që dhe mund ta humbasim këtë vlerësim. Janë një sërë problematikash që ekonominë e kanë shoqëruar çdo vit. Shihet pozitivisht që kemi rritur GDP, po nuk është rritje në volum. Ekonomia shqiptare nuk po prodhon. Ekonomia jonë bazohet në sektorë që kanë zhvillim sporadik si turizmi dhe bujqësia. Mundësia për të bërë prognoza është minimale.
Shoh si rrezik, shpërndarje disporpocionale të buxhetit . Flukset ekonomike shkojnë për të shlyer PPP-të dhe gjobat sesa për investime.
Vlerësimi i B1 nuk është i keq, tregon stabilitet. Do ishte një 6+ me sistemin tonë. Duhet të ezaurojmë kapacitet.



