Piloti Xhaja: 8 vite që merrem me këtë sport, më ka ardhur ofertë 5 mijë euro për të nxjerrë një baner

Piloti Xhaja: 8 vite që merrem me këtë sport, më ka ardhur ofertë 5 mijë euro për të nxjerrë një baner

I ftuar këtë mëngjes në “Zgjohu me MCN” ishte piloti Arbër Xhaja i cili mori famë nga Big Brother me këngën dedikuar për të “Piloti Zemrës”.

Ai ka treguar se ka 8 vite që merret me këtë sport, ndërsa shprehet se famën e ka marrë për mesazhet e përcjella nga ajri në shtëpinë e famshme të BBV.

Ai tha se në moshë të vogël ka luajtur edhe futboll por për shkak të një dëmtimi u shkëput kur ishte 12 vjeç.

Kam 8 vite që fluturoj, 8 vite qe merrem me këtë sport. Deri në moshën 12 vjeçare kam qenë futbollist por pas një dëmtimi u shkëputa, por nuk jam pishman më mirë pilot.

Ka pasur oferta të çmendura nga njerëzit për të fluturuar banera, më kanë ofruar deri në 5 mijë euro për banerin e Bora Zemanit me varësen e Donaldit kur ky i fundit ishte në lidhje brenda shtëpisë me Trixën dhe për etikë nuk pranova ta bëja.

Në BBV2 kërkesat ishin vetëm për Luizin, kishte njerëz që merrnin nga Anglia nga jahstë që kërkonin fluturime. Famën e mora nga big brother vip dhe i jam falënderues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy