Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria. Mbrojtësit ligjorë të ish-mnistrit e kanë pranuar këtë fakt sot pasdite, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.



