Deklaratat e Ballës ndaj Vokshit/ Merko e Haxhiu: Të papranueshme, rastet janë shtuar. Allmuça: Media dështoi në raportim (VIDEO)

Deklaratat e Ballës ndaj Vokshit/ Merko e Haxhiu: Të papranueshme, rastet janë shtuar. Allmuça: Media dështoi në raportim (VIDEO)

Brunilda Haxhiu, deputete e PL-së tha se deklaratat e Ballës kundrej deputetes Vokshi në Parlament ishin të papranueshme. Sipas Haxhiut do duhej të kishte solidaritet nga të gjitha gratë deputetë sepse shprehje të tilla demotivojnë hyrjen e grave dhe vajzave në politikë. 

 

Ne shqiptarët duhet të ndalojmë së menduari se përderisa nuk na prek ne nuk është keq dhe gabim. Në deklaratën time në atë moment unë kërkova dhe reagimin e shoqatave dhe shoqërisë civile. 

 

Prita të kishte reagim nga kryetari Kuvendit, Niko Pesheshi që nuk reagoi, por edhe nga gratë deputete, jo vetëm të PD-së dhe PL-së. Të gjitha duhet të solidarizohemi dhe nuk duhet ta pranojmë këtë gjë. Është e pakrahasueshme si shprehje me ato që janë përdorur më parë. 

 

Të përdorësh shprehjen 0900 është t’i thuash fjalën më të ulët një gruaje. 

 

Aktivistja Etleva Merko tha se rastet e ofendimeve dhe bullizimeve në Parlament janë shtuar.  

 

Rastet janë shtuar. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një gjuhë denigruese, sidomos për femrën Kemi parë raste pa fund bullizimesh dhe ofendimesh. Nuk e di pse 8 marsi, festohet. Pashë që ndaheshin lule dhe takime, ndërkohë që duhet të ishte ditë proteste. 

 

Gazetarja Oliverda Allmuça tha se media dështoi sa i takon mënyrës si i raportoi deklaratat e Ballës ndaj deputetes Vokshi. 

 

Ishte ndryshe nga herët e tjera, por në mendimin tim ka pasur ofendime në Parlamentit shqiptar edhe të ngjashme. Nuk ishte rrufe në qiell të hapur, e prisnim se në momentin kur Parlamenti kthehet nga një arenë e diskutimit dhe demokracisë në sulme personale, çdo gjë do të precipitojë. 

 

Media u gjend përballë një sfidë se mund ta përdorte incidentit për ta dhënë një mesazh të fuqishëm. Nuk ndodhi ashtu.  Shumica raportuar me kronikë kryesore ofendimin. Fokusi nuk ishte as te puna parlamentare, as te cenimi i Ballës, nuk u morën me atë që ndodhi vërtetë, por me pjesën bazike. Ishte një dështim me pjesën si u raportua. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy