Ish-shefi i OKB-së Ban Ki-moon thotë se sistemi shëndetësor i SHBA-së është 'i gabuar'

Ish-shefi i OKB-së Ban Ki-moon thotë se sistemi shëndetësor i SHBA-së është 'i gabuar'

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon ka denoncuar sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA si politikisht dhe moralisht të gabuar, dhe ka kërkuar që liderët amerikanë të ndërmarrin veprime që mundësojnë një kujdes shëndetësor të financuar nga shteti si e “drejtë njerëzore”.

Ban i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive me "The Guardian" në New York, si pjesë e punës së tij me “The Elders” (Pleqtë), një grup i formuar nga Nelson Mandela për t’u marrë me çështjet që kanë rëndësi globale, përfshirë edhe kujdesin universal shëndetësor.

SHBA ka sistemin më të shtrenjtë shëndetësor në botë, që përbën gati një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto amerikan dhe që kushton më shumë se 10,348 dollarë amerikanë.

Nuk është e lehtë të kuptosh pse një shtet si ShBA-të, vendi me resurset më të mëdha në botë dhe padyshim më i pasuri, nuk jep kujdes shëndetësor universal,” tha Ban. “Askush nuk do të kuptonte pse rreth 30 milionë njerëz nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor.

Dështimi për të ofruar mbulim shëndetësor për të gjithë, tha ai, është “joetik” dhe “politikisht e moralisht gabim”. Ai akuzoi interesat e fuqishme të kompanive farmaceutike, të spitaleve dhe mjekëve që “pengojnë qeverinë amerikane”.

Kjo është për njerëzit. Liderit janë zgjedhur sepse janë zotuar se do të punojnë për popullin,” shton Ban. "Ata janë duke braktisur njerëzit sepse janë të varfër, atëherë këta njerëz të varfër nuk mund të gjejnë një mbështetje të duhur mjekësore".

Pavarësisht shumave astronomike që shpenzohen në shëndetësi, miliona amerikanë jetojnë jashtë sistemit shëndetësor, të pasiguruar dhe në pamundësi që të shkojnë te mjeku pa hyrë qindra a mijëra dollarë në borxh. Që nga zgjedhja e Trumpit për president, edhe 4 milionë njerëz të tjerë e humbën sigurimin shëndetësor sipas një studimi nga Commonwealth Fund.

Ban zbuloi se ai kishte sistemin e vet shëndetësor amerikan. Gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm në mes të janarit 2007 dhe dhjetorit 2016, OKB-ja i dha atij sigurim shëndetësor amerikan. Rreth tre vjet më parë, ai u nis për të marrë një recetë në një farmaci, por harroi kartën e tij të sigurimit. Një punëtor në farmaci i tha atij se pa sigurim, receta e tij do të kushtonte 200 dollarë. Nëse ai kthehet me kartën e tij të sigurimit, do të ishte 20 $.

"Ishte krejtësisht e padrejtë", tha Ban. "Njerëzit si unë mund ta përballojnë këtë [këtë]. Por njerëzit e varfër nuk mund ta përballojnë atë. Ata nuk kanë asnjë mbështetje."

Mbulimi shëndetësor është bërë një çështje e rëndësishme përpara zgjedhjeve afatmesme të Kongresit në nëntor, të cilat janë parë gjerësisht si referendum mbi Amerikën e Trump .

Demokratët kanë bërë thirrje që Kongresi të miratojë "Medicare për të gjithë", një propozim për të zgjeruar programin e shëndetit publik që mbulon të gjithë amerikanët më të vjetër se 65 vjeç. Demokratët themeluesit e kësaj pakete kanë argumentuar për zgjerimin e Obamacare.

Ban fajësoi "interesat sektoriale" të kompanive farmaceutike, spitaleve dhe mjekëve, "të cilat pengojnë qeverinë amerikane" për të penguar lëvizjet drejt një plani universal të mbulimit shëndetësor.

​Ban tha se shpreson që shtetet, duke përfshirë Kaliforni dhe Nju Jork, do të kalojnë mbulimin shëndetësor universal dhe do të nxisin një thirrje kombëtare për financimin publik të shëndetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy