Egnatia kampione e dimrit, humbja e dytë radhazi për Dinamon

Egnatia kampione e dimrit, humbja e dytë radhazi për Dinamon

Egnatia është zyrtarisht kampione e dimrit, teksa triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.

Një fitore e vuajtur për rrogozhinasit, që iu falën golave të Zejnullai në minutën e 18-të dhe Isgandarli në minutën e 80-të.

Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Zabërgja në minutën e 67-të, por nuk mjaftoi për të marrë të paktën një barazim.

Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën e Mehmetit që mban vendin e gjashtë me 19 pikë, ndërsa Egantia nis shkëputjen në krye me 37 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Partizanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy