Vuçiç: Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e ushtrisë së Kosovës

Vuçiç: Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e ushtrisë së Kosovës

Kryeministri aktual dhe kandidati presidencial i koalicionit qeverisës në Serbi, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes në rajon, por që “kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

Në një tubim në qytetin Mladenovc, Vuçiç tha se rajoni ka përpara një periudhë të trazuar, por theksoi se ka kufij që Serbia nuk do t’i kalojë asnjëherë.

“Shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, me Kushtetutën e saj, të cilën ne nuk e njohim, duan të formojnë ushtrinë e tyre. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ne do të kërkojmë paqe, unë do të flas çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, por ne e dimë se çfarë mund të japim dhe cfarë nuk do të japim kurrë”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës kanë hartuar një projektligj për t’ia zgjeruar kompetencat FSK-së, dhe për ta kthyer atë në ushtri – por pa ia ndryshuar emrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy